Skandali në UEJL me 449 diplomat, Xhevahir Memeti: Nuk është e vërtetë!

Skandali me 449 diplomat në UJEL vazhdon të jetë temë edhe në opinion edhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ky skandal u bë publike pasi djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili ka kryer tre vite studime juridike në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ka marrë diplomë 7/1, pra sikur të kishte studiuar katër vjet në Fakultetin Juridik, sipas sistemit të Bolonjës.


Sipas të dhënave të marra nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga Këshilli i Inspektimit, i cili ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm, kanë konstatuar se në atë periudhë ka pasur një zonë gri në të cilën është dhënë një diplomë sikur të kishte përfunduar katër vjet për ata që kanë përfunduar më pak vite të arsimit të lartë.

“Në fakt ne kemi pyetur se sa studentëve u janë lëshuar vërtetime të tilla. Përgjigjja ishte se 449 studentëve të diplomuar në Fakultetin Juridik të këtij universiteti u është lëshuar vërtetimi i përfundimit të studimeve në kohëzgjatje prej gjashtë semestrash në të cilin thuhej se kishin fituar 180 kreditë dhe thuhej se kishin marrë një diplomë të arsimit nga 7/1 të diplomuar në drejtësi”, tha ha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Nga ana tjetër Sekretari i UEJL, Xhevahir Memeti për Tetovasot në lidhje me skandalin për diplomat u përgjigje shkurt pas insistimit tonë duke theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe kjo është një gënjeshtër e madhe.

Ajo është një gënjeshtër e madhe, nuk ka asnjë diplomë e Universitetit të Evropës Juglindore që është false, mund inspekcionet të vijnë dhe të verifikojnë, gjithmonë kanë ardhur dhe kanë verifikuar, këtë ua them shkurt dhe qartë” u shpreh Memeti për TetovaSot edhe pse ai u shpreh se personi që merret me mediat do të na sqarojë më gjerësisht.

TetovaSot ditëve në vijim do të kërkojë edhe me gjerësisht nga UJEL se si janë nënshkruar diplomat me 180 kredi e sikur kanë kryer katër vite të fakultetit Juridik.
– Kush i ka nënshkruar ata?
– A do të mbajë dikush përgjegjësi?
– A do të largohen personat që kanë nënshkruar 449 diplomat e tilla?
– A ka diploma false edhe në fakultet tjera?
Për të gjithë këto pyetje opinioni do të njoftohet në detaje.

Nevrij Ademi- TetovaSot