Bekteshi jep lajmin e mirë: Shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit do të kenë ngrohje

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me Vendim të Qeverisë, EMV nga nesër do të furnizojë shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit me ngrohje, pas nënshkrimit të marrëveshjes sot me menaxhmentin e ngrohtores Shkup-Veri.


Ja postimi i plotë i Bekteshit: 📢 Nuk ka vend për panik Të dashur qytetarë të Çairit, Me vendim të Qeverisë, EMV nga nesër do të furnizojë shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit me ngrohje, pas nënshkrimit të marrëveshjes sot me menaxhmentin e ngrohtores Shkup-Veri.

Asnjë nxënës dhe qytetarë nuk do të lihet anësh në këtë kohë krize, në veçanti nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të humbin nga procesi mësimor.

Kjo do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit të ngrohjes

✅ Qeveria mbetet e përkushtuar në përballjen me krizën energjetike