Konsulli japonez u dëbua nga Rusia, Japonia shpall “non grata” konsullin rus në shenjë hakmarrjeje

Tokio ka urdhëruar një konsull rus në Sapporo që të largohet nga veni deri më 10 tetor në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e një konsulli japonez në Vladivostok muajin e kaluar, tha sot Ministria e Jashtme e Japonisë.


Në shtator, shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi se kishte arrestuar konsullin japonez për spiunazh të dyshuar dhe e urdhëroi atë të largohej nga Rusia.

Zëvendësministri i Jashtëm japonez Takeo Mori telefonoi sot ambasadorin rus Mikhail Galuzin dhe e informoi atë për vendimin e Japonisë.

Tokio e shpalli konsullin rus në Sapporo “persona non grata” dhe i kërkoi konsullit të largohej nga Japonia brenda gjashtë ditëve të ardhshme.

“Është e qartë se kjo lëvizje e fundit nga pala japoneze mund të çojë vetëm në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat tashmë janë përkeqësuar kohët e fundit si rezultat i politikës destruktive të Tokios”, tha Galuzin në një deklaratë./Abcnews.al/