Mariçiq – Gabriell: Me fillimin e negociatave avancojmë koordinimin me BEI

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot ka zhvilluar takim me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane Investuese në Shkup, Bjorn Gabriell, ku është biseduar për bashkëpunimin dhe promovimin e koordinimit, me fokus të veçantë në infrastrukturën dhe projektet në fushën e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma.


“Banka Evropiane Investuese është partneri jonë tradicional dhe mbështetës i projekteve që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit dhe që kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit të integrimit evropian. Tani, me praninë e BEI në vendin tonë, do të përmirësojë edhe më tej komunikimin dhe bashkëpunimin tonë në projekte të mëdha infrastrukturore”, tha Mariçiq.

Drejtori i Zyrës së Bankës Evropiane Investuese në Shkup, Bjorn Gabriell theksoi në takim se vendi jonë është partner i besueshëm i BEI-së dhe është shembull i mirë i përdorimit efikas të fondeve të dedikuara dhe shtoi se mbështetja e bankës mbetet në arritjen e objektivave tona dhe të agjendës së reformave evropiane.