“Grupi i zjarrit” dorëzohet përballë Ali Ahmetit (VIDEO)

“Grupi i zjarrit” sot u dorëzuan përballë Ali Ahmetit. Edhe pse kërkesat e tyre vahzdojnë ata sot patën takim me liderin e tyre në Tetovë duke treguar se do të mbeten në BDI dhe do të vazhdojnë  luftën brenda këtij subjekti.

Nga ana tjetër lideri i BDI-së ju bëri me dije se BDI është thesarë kombëtar dhe nuk do të lejojë që të prishet partia.

“Të drejtosh me një lëvizje 20 vjet, nuk është  e lehtë. Ka marrëdhënie ndërnjerësore që nuk janë të mira, raportet nuk janë të mira, por jo si tërësi. Janë njerëz të caktuar po në tërësi BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve të RMV-së dhe është unik nga Struga deri në Likovë… Unë nuk jam kryetar i BDI-së që nuk menaxhoj, por në fund unë mbaj përgjegjësi për rrjedhën, njerëzit, funksionarët dhe zhvillimet. Do punoj dhe do të veproj.”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti