Blerim Bexheti: Ali Ahmeti është lider i pakontestueshëm!

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti,. Bexheti tha se në takim janë adresuar pakënaqësitë dhe se nuk janë aty për ndonjë marrëveshje.


“Sot këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht çdo degë i ka edhe dega e Sarajit pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht pjesa tjetër informova edhe krejt strukturën e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të asaj letre drejtuar”, tha Bexheti.

Ai më pas postoi një fotografi të Ali Ahmetiti duke theksuar se është lider i pakontestueshëm!./TS/