Ali Ahmeti sot takohet me të gjithë degët si Sarajin dhe Çairin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot do të zhvillojë një takim me të gjitha Degët e partisë që e drejton në Saraj dhe Cair informon TetovaSot.


Në këto takime pritet të konfirmohet edhe njëherë mbështetja e parezervë që ka lideri i partisë më të madhe shqiptare Ali Ahmeti
Në BDI këto ditë ka patur përplasje midis të ashtëquajturit “Grupi i zjarrit ” të cilët dolën në opinion me kërkesat e tyre përmes një letre të nënshkruar nga ish eksponent të lartë të BDI-së dhe funksionarë aktualë .Lista e nënshkruesve udhëhiqet nga Izet Mexhiti, pasuar nga Nevzat Bejta, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Merita Koxhaxhiku, Visar Ganiu, etj. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.
“Grupi i Zjarrit” u shpreh se betejen me BDI-në do ta udhëheqin edhe institucionalisht përmes interpelancës për të gjithë ministrat e BDI-së. Nuk janë kundër liderti Ali Ahmeti, por qëllimin e kanë ta shpëtojnë BDI-në dhe Ahmetin .
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në anën tjetër në lidhje me letrën e inicuar nga i ashtuquajturi “Grup i zjarrit” që kërkonin reforma në parti tha se BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë, që mund të funksionoj edhe pa individ.

“Me siguri që BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin ky është investim kombëtarë që ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.TetovaSot