Ali Ahmeti shuan dilemat: Mbetem Kryetar i BDI-së deri në 2028

“Nuk jam funksionar por jam misionar.Përderisa vendi akoma nuk është anëtarësuar për në BE sepse atë të NATO-s e arrita, kështuqë në qafë do më keni edhe katër vite” kështu deklaroi të dielën lideri i BDI -së Ali Ahmeti informon Tetovasot.Këto komente Ahmeti i bëri në promovimimin e programës IPARD 3 MBP dhe EU ku merrnin pjesë gjithë strukturat më të larta të partisë së tij.


Lideri i BDI -së tha se organizimet e brendshme partiake mbesin si të tilla .BDI sipas tij për 20 vite ka investuar në kuadro dhe për aq vite ato mbi shpatulla i kanë bartur tërë përgjegjësitë misionarët e këtij subjekti .

Ky investim sipas tij është një thesar i jashtëzakonshëm i shqiptarëve të Maqedonisë .

Anarkia sipas tij nuk ka vend në këtë situatë kur para nesh shtrohen detyra të rëndësisë së veçantë.Këtu janë negociatat për anëtarësim në BE,janë projekte të jashtëzakonshme siç është korridori i tetë dhe projekte tjera të rëndësishme tha ai .

Duhet të punojmë fort në zbatim të reformave në gjyqësi,në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,njerëzve që kanë shfrytëzuar benificionet .
Ne duhet të përshpejtojmë rrugën drejt anërarësimit drejt BE-së deklaroi Ali Ahmeti.Tetovasot