Një burrë gjendet pa shenja jete në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Prizren.


Policia njofton se njësitë relevante dhe një ekip e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet, transmeton Klankosova.tv.