Një total prej 165 anijesh të ngarkuara me 3.7 milionë ton produkte bujqësore në bord janë larguar nga Ukraina në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës. Lajmin e bëri sot të ditur ministria ukrainase e Infrastrukturës.


Sipas njoftimit të ministrisë, 10 anije me 169,300 ton produkte bujqësore do të largohen nga portet ukrainase të Detit të Zi, raporton Reuters.

Ministria tha në një deklaratë: “Në orën 10:00, 8 anije u larguan nga portet e Odesës së Madhe dhe 2 të tjera presin radhën dhe kushtet e favorshme.”

Eksportet e drithërave të Ukrainës ranë pasi Rusia pushtoi vendin dhe bllokoi portet e saj në Detin e Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë për zi buke në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ukraina, një prodhuese dhe eksportuese e madh global i drithërave, eksportonte deri në 6 milionë tonë drithë në muaj para luftës.

Tre porte të Detit të Zi u rihapën sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 22 korrik nga Moska dhe Kievi dhe ministria ka thënë se këto porte janë në gjendje të ngarkojnë dhe dërgojnë jashtë vendit 100-150 anije mallrash në muaj.