MASH: Shkolla fillore në Çegran të Gostivarit është renovuar, ndërsa tani u bë fasadë me efikasitet energjetik.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në sistemin arsimor përmes përmirësimit të kushteve ku zhvillohet mësimi, trajnimi i kuadrit të mësimdhënëve dhe  programeve  mësimore cilësore . Infrastruktura e mirë arsimore drejtpërdrejt ndikon në motivimin si të sikurse te mësimdhënësit poashtu edhe tek    nxënësit si  dhe mundëson arritjen e rezultateve më të mira.


Në SHFK Përparimi në f. Çegran, komuna e Gostivarit, është bërë ndrimi  i dritareve, dyshemeve, objekteve sanitare dhe kulmit, ku  janë investuar gjithsej 27,7 milionë denarë. Për momentin është duke u realizuar  fasada termoizoluese, për të cilën janë planifikuar afërsisht 19 milionë  denarë.  Prandaj objekti do të jetë  plotësisht efikas në energji.

Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës synon politikat zhvillimore për ndërtimin e sistemit arsimor që u mundëson nxënësve të rriten në të rinj me njohuri dhe mendim kritik, duke arritur potencialin e tyre të plotë.