Kërcënoi prindërit në Tetovë, arrestohet nga policia

Më 09.08.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, personi S.I. (73) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 23:00 derisa ishte në shtëpi me bashkëshorten e tij, djali i tyre F.I. (43) është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. F.I. është privuar nga liria, ndërsa tek ai është gjetur edhe marihuanë.
Ai është ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.Ts