Ukraina po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti. Prej muajsh mijëra njerëz kanë humbur jetën, ndërsa miliona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.


Beteja tashmë është përqendruar në lindje të vendit, ku Vladimir Putin duket se kërkon t’a aneksojë, pasi dështoi të marrë Kievin.

Ukrainasit janë vlerësuar për guximin e tyre për të mbrojtur vendin. Mijëra vullnetarë iu bashkuan ushtrisë që në ditët e para të luftës, duke dhënë kontributin e tyre.

Së fundmi, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka nxjerrë në pah historinë e një balerine e teatrit të Operës dhe Baletit të Ukrainës, e cila iu bashkua ushtrisë pas pushtimit rus.

Olesia Vorotnyk tani është kthyer në skenë, ndërsa vazhdon stërvitjen e saj ushtarake. 30-vjeçarja ka 13 vite që merret me vallëzim profesional.