Kryetari i KE-së Michel nesër zbarkon për vizitë në Shkup

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nesër arrin në Shkup në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese. Këtë e kanë konfirmuar burime të larta diplomatike të BE-së.


Qëllimi i vizitës së Mishel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë së Veriut.