DMSH e gatshme për zjarre eventuale

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim është e gatshme për përballje me zjarre eventuale gjatë sezonit të verës, konfirmoi sot drejtori Bekim Maksuti.


Pas dorëzimit të donacionit të pajisjes për shpëtim nga rrënojat dhe fatkeqësitë natyrore dhe vërshimet për njësinë kundër zjarreve në Ohër dhe Strugë, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për gatishmërinë e aeroplanëve special për shuarjen e zjarreve er traktor, ai informoi se njëri tani më është kthyer nga servisi, ndërsa dy të tjerët duhet të arrijnë së shpejti.

“Para dy javëve janë kryer stërvitje në Liqenin e Ohrit me aeroplanin që është kthyer nga servisi. Tjetri duhet të kthehet gjatë kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme dhe të tretin shpresojmë se do ta kemi deri në fillim të sezonit të zjarreve”, tha Makruti.

Sipas tij, janë kryer fluturime provë edhe me pilotët, ndërsa u janë vazhduar licencat.