Momenti i të shtënave me armë në Kopenhagë (VIDEO)

Të shtëna me armë janë raportuar në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë. Mësohet se disa persona janë plagosur ndërsa kanë dalur edhe pamjet nga momenti.


Policia daneze tha se disa persona ishin qëlluar nga të shtëna me armë zjarri dhe një person ishte arrestuar në një qendër tregtare në kryeqytetin Kopenhagë të dielën.

Policia e Kopenhagës shkroi në Twitter se oficerët ishin dërguar në qendrën tregtare Field pas raportimeve për të shtënat dhe u kërkoi njerëzve të dërgonin pamjet dhe detaje të tjera përkatëse nga vendi i ngjarjes.