PSG forcon mesfushën, klubi francez nënshkruan me…

Paris Saint-Germain ka mbyllur me sukses blerjen e parë në këtë sezon të merkatos. Bëhet fjalë për mesfushorin e Portos, Vitinha.


22-vjeçari, që kohët e fundit është grumbulluar edhe nga kombëtarja portugeze, do të blihet për 40 milionë euro nga klubi parisien.

LEXO EDHE:
Hamilton kërcënohet me përjashtim nga Çmimi i Madh i Mbretërisë së Bashkuar për shkak të një ‘piercing’
Lojtari ka zbarkuar sot në kryeqytetin francez për të zgjidhur çështjet e fundit burokratike dhe më pas për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re që do të lidhë me PSG-në për 5 sezonet e ardhshme.