Gjendet i pajetë me fyt të prerë ish-kryebashkiaku italian, pistat ku po hetohet

Gazetari 57-vjeçar dhe njëkohësisht ish-kryebashkiaku i Corte Palasio në Itali, Pierangelo Repanati, u gjet i vdekur në kopshtin e banesës së tij me dy prerje në fyt.


Pierangelo Repanati, ishte një gazetar profesionist i cili nga viti 2004 deri në 2009 ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë në Corte Palasio, në provincën e Lodit.

Trupi i 57-vjeçarit u gjet në kopshtin e shtëpisë së tij me prerje të thella në fyt, fqinjët e tij kishin vënë alarmin rreth orës 22 të mbrëmjes të së hënës, pasi dëgjuan britma dhe thirrje për ndihmë që vinin nga kopshti i shtëpisë së Recanatit. Me të mbërritur në vendngjarje, ata gjetën trupin e 57-vjeçarit të shtrirë përtokë, në pellg gjaku, pranë derës së përparme.

Më pas në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë karabinierët dhe magjistrati i çështjes për të kryer sondazhet e para shkencore. Repanati jetonte vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi për praktika dhe konsulencë.

Hetimet e para, çuan në hipotezën e vrasjes, ndoshta nga hajdutë që mund të kishin hyrë në shtëpinë e tij. Megjithatë, gjatë orëve në vijim karabinierët e njësisë hetimore të Lodit, të koordinuar nga kryeprokurori Domenico Chiaro, kanë mbështetur një hipotezë krejt tjetër: 57-vjeçari ka gjetur vdekje pas një aksidenti tragjik në familje.

Gazetari dhe ish-kryebashkiaku i Corte Palasio mund të jetë penguar dhe ka thyer e shtëpisë së tij, duke i shkaktuar kështu lëndime fatale. Prokuroria Publike e Lodit urdhëroi kryerjen e autopsisë së trupit, e cila u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia.

“Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë –thanë fqinjët e tij për Ansa.