Putin shfaqet në Spital Ushtarak i veshur si doktor

Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur në Spitalin Qendror Ushtarak “Mandrika” të Moskës për të vizituar disa nga ushtarët e plagosur në luftën në Ukrainë.


Putin, i veshur me një përparëse të bardhë që vishet zakonisht nga mjekët, shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Serghei Shoigu dhe fotografët e tij.

Ukraina ka deklaruar se Rusia ka humbur mbi 27 mijë trupa në luftime, shifra këto që nuk pranohen nga Kremlini.