Aksidentohet 45 vjeçarja nga Gurgurnica e Tetovës

Dje rreth orës 16:15, në rrugën e
“Ilindenit” në Tetovë, vetura “Volksëagen Lupo” me
targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga 54-vjeçarja
A.R. nga Tetova, ka aksidentuar këmbësoren 45-
vjeçare A.F. nga Gurgurnica e Tetovës dhe i ka
shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara
në Spitalin klinik të Tetovës informon Tetovasot.
Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë
ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.TS