Finalja në “Air albania”, mediat italiane: Roma shpëto Italinë dhe shkruaj historinë!

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Conference League, e cila vë përballë në “Air Albania” Romën dhe Feyenoord, duke nisur që nga ora 21:00.


Ditën e sotme kryeqyteti shqiptarë do të ketë vëmendjen e gjithë botës, e ndërsa në Itali s’ka si të ndodhë ndryshe, me mediat italiane që kërkojnë nga trajneri Jose Mourinho të kthehet në shtëpi me trofeun në duar.

Një ndër titujt kryesor është ai i “Tuttosport” që shkruan: “Roma shpëton Italinë”, kjo për faktin se “verdhekuqtë” janë i vetmi klub italian që shkon në një finale europiane dhe është kaq afër trofeut këtë sezon, por edhe sepse kombëtarja e Italisë po ashtu nuk pati ecuri pozitive dhe do të jetë jashtë Botërorit Katar 2022.

Ndërsa “Sportmediaset” shkruan: “Roma, për të fituar sërish në Europë, Conference League do të shkruhet në histori”

Kjo është finalja e parë europiane që luhet në vendin tonë, duke shënuan një moment historik në futbollin shqiptar. /f.a/abcnews.al