Shpërthim në afërsi të aeroportit të Gjenevës, anulohen të gjitha fluturimet (VIDEO)

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur në një vendpunishte në qendrën për pranimin e refugjatëve në Gjenevë të Zvicrës – duke shkaktuar një zjarr të madh, ku retë e mëdha të tymit të zi janë ngritur në qiell.


Fluturimet nga aeroporti i Gjenevës janë ndërprerë, pasi një zjarr i madh shpërtheu jo larg këtij vendi.

Mediat e atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për aeroportin e dytë më të frekuentuar në Zvicrës, nga afërsia e të cilit dilte tym i zi.

“Ekziston një ndërtesë – qendër e pranimit të azilkërkuesve që ishte në ndërtim e sipër… ajo po digjet. Gjenden pak metra larg aeroportit”, tha zëdhënësi i aeroportit Ignas Zhenera.