I gjenden 20 qese me heroinë, arrestohet 52 vjeçari nga Tetova

Me datë 18.05.2022 në ora 22.25 në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin J.S. (52) nga Tetova për shkak se tek ai janë gjetur 20 qese me heroinë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……