Shkupi nderon emrin e Ukshin Hotit, përlotet motra e tij Myrvetja (VIDEO)

Myrvetja, motra e Ukshin Hotit përurimin dhe shpalosjen e pllakës me emrin e të vëllait në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit e ka pritur me gëzim por edhe me lot gëzimi.


Gjatë kësaj ceremonie ajo shihet e emocionuar dhe falënderuese për këtë vendim të autoriteteve përgjegjëse, me ç’rast emri i vëllait të saj Ukshin Hoti do të mbetet dhe të shihet nga të gjithë ata që do ta frekuentojnë këtë pjesë të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.