Krasniqi kujton Hotin: I njëjti regjim që e zhduki 23 vjet më parë, sot po e mban të fshehur të vërtetën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar profesorin e veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, në 23-vjetorin e zhdukjes.


Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se fatkeqësisht për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.

Ai shtoi se populli i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata dhe drejtësi edhe për qindra qytetarë të tjerë që figurojnë ende të zhdukur.