Pretendon se ka vdekur tre minuta, i riu rrëfen atë që përjetoi

Një i ri i quajtur Jesse Katch, i cili pretendon se ka vdekur tre minuta, ka treguar atë që ka përjetuar. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shpjegon për ndjekësit përvojën që kaloi. “Imagjinoni se po bini nga dritarja, shumë, shumë ngadalë”- thotë Katch në fillim të videos. Ai flet më shumë për atë që ka mësuar, e cila përfshin idenë se të gjitha objektet që ne shohim janë në të vërtetë përfaqësimi fizik, energjik i ndërgjegjes në univers që është e vetëdijshme diku tjetër. Nuk ka asgjë në këtë mbretëri që të mos jetë e gjallë, sipas Katch.


Sipas tij, e vetmja gjë që mbani kur vdisni është grumbullimi i të gjitha atyre momenteve që ju bënë të ndiheni të qetë me gjithçka gjatë jetës. Çdo gjë tjetër zbehet në momentin e vdekjes. “Sa më shumë të gjeni shenjtëri dhe bashkim në çdo gjë dhe gjithçka që ju rrethon, aq më lehtë do të jenë ato momente për t’u arritur”- shton Katch. Më tej ai shkon më thellë, duke shpjeguar se ai ndjen se pengesa energjike midis jetës dhe vdekjes nuk është shumë e fortë.