Një makinë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur për vdekje 56 vjeçarin me iniciale V.H. banues në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, raporton tvklan.al.