Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për sanksione të reja dhe më të forta kundër Rusisë gjatë fjalimit të sotëm në parlamentin e Australisë, transmeton Klankosova.tv.

Australia ka furnizuar Ukrainën me pajisje mbrojtëse dhe furnizime humanitare pasi Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt.

Ajo gjithashtu ka ndaluar eksportet e aluminit dhe xeheve të aluminit, duke përfshirë boksitin, në Rusi dhe ka vendosur gjithsej 476 sanksione për 443 individë.

Thirrjet e fundit vijnë pasi Zelensky mbrëmë tha se tani ishte një “pikë kthese” në luftën e Ukrainës me Rusinë, duke shtuar se deri më tani në bisedimet e paqes nuk kishte “asnjë specifikë