Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Moska do të fillojë të këmbëngulë që pagesat për gazin rus nga “vendet jomiqësore” të bëhen në rubla.


Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë për të gjetur një mënyrë për t’i zhvendosur këto pagesa nga monedhat e tjera.

Ai thotë se ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se gazi do të vazhdojë të furnizohet në përputhje me kontratat ekzistuese.

Nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi.

Putin thotë se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë një masë për të kufizuar aksesin e Rusisë në sistemet ndërkombëtare të pagesave.