Meta: Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm

Presidenti Ilir Meta thotë se shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm.


Në studion e “Quo Vadis”, Meta u shpreh se këto veprime janë të projektuara për të defaktorizuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm. Gjithë këto veprime anormale janë të projektuara për të defaktorizuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Përse duhet të padisë Kryeministri i Shqipërisë në Gjykatë, Kryeministrin e Kosovës? Përse Kryeministri i Shqipërisë merret vesh me parë me autoritetet më të larta të Serbisë se sa me të Kosovës? Ky është një projekt i qartë”, tha Meta.