Nxënëset kosovare torturohen, ua prejnë flokët me thikë!

Niveli i arsimit fillor e të mesëm në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues dhe i dobët. Përveç arsimimit të dobët dhe mungesës së interesimit të nxënësve për mësimnxënie, në nivel shqetësues është rritja e dhunës në shkolla, konsunimi i narkotikëve dhe krijimi i “të fortëve” në shkolla.


Indeksonline ka siguruar dy video të kësaj dukurie tejet shqetësuese në shkollat fillore dhe të mesme ku dëshmohet dhuna, tortura dhe poshtërimi që iu bëhet nxënsëve nëpër shkolla.

Të ashtëquajturat ” të fortat” e shkollave fillore dhe të mesme torturojnë koleget e tyre në forma të ndryshme.

Nxënëset detyrohen të iu binden urdhërave të tyre, në të kundërten ato përballen me dhunë, kërcënime, shantazhe e forma të ndryshme.

Në një rast të siguruar nga Indeksonline, shihet se një nxënëse devijante shihet duke urdhëruar puthjen e këpucëve të saj. Nxënësja e mitur detyrohet që të puth këpucët e koleges nën presionin e kërcënimit.

Në një rast tjetër të siguruar nga Indeksonline shihet se si “të fortat e shkollës” detyrojnë femrat të ua presin flokët me thikë. Nxënëset rënditen në radhë nën presionin dhe kërcënimin e kolegeve të tyre dhe pranojnë të iu prehen flokët me thikë.

Indeksonline kërkon nga të gjithë nxënësit që njohin personat në fjalë që të bashkëpunojnë me ne në mënyrë që të ndalim këtë dukuri shqetësuese.

Indeksonline garanton mbajtjen e informacioneve sekrete për të gjithë ata që japin detaje në lidhje me këto raste.

Poashtu, inkurajojmë që raste të ngjashme të paraqiten në adresën tonë dhe ne në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të tentojmë luftimin e këtyre fenomneve shqetësuese.