Një gjykatë në Turqi ka urdhëruar që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit si e dyshuar për fyerje të presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.


Policia turke e ndaloi gazetaren Kabas në orët e para të mëngjesit dhe e çoi në stacionin e policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit.

Siç raportohet Kabas fyu në formën e një proverbi të cilin ajo e shprehu në një kanal televiziv opozitar dhe në llogarinë e saj në Twitter.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.

“Arrestimi i saj në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverbi është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.

Ligji për fyerjen e presidentit në Turqi parashikon një dënim nga një deri në katër vjet burg.