Media greke: Rama mund të ketë marrëdhënie të mira me Erdoganin, por të mos harrojë se Greqia mbron hapësirën ajrore të Shqipërisë

Vizita e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave greke.


Në një analizë të gjatë protothema.gr ka sjellë argumente të cilat duket se janë kundër Turqisë, ndërsa nga ana tjetër i kujton Shqipërisë të gjitha rastet kur autoritetet greke duket se kanë ndërhyrë në pikat kufitare në raste emergjencash, si zjarresh etj…

Fillimisht është ndalur tek kritikat që ka marrë kryeministri Edi Rama gjatë këtij takimi me Erdogan.

Media greke kujton rastin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili kritikoi kryeministrin Rama pasi vizita përkoi me përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.