REFLEKTIMI I DEVOTSHMËRISE NJË SUPORTË NË JETËN PUBLIKE  

Taxhudin Hamidi -Tetovë 


“Dijeni se Zoti është me të devotshmit”. (Kuran) 

Feja islame është një Ligj hynorë i cili orienton njeriun me mendje të shëndoshë dhe vullnet, drejtë lumturisë dhe sigurisë në këtë botë dhe botën tjetër-ahiret. 

Muhamedi  Alejhiselam e meson njeriun, që  sapo ai del nga shtëpia ai duhet të sigurë paqe dhe lumturi me virtytet dhe karakterin e tij. 

Prandaj edhe thotë profeti islam:” Largimi i një sendi  në rrugë që dëmtonë njerëzit llogaritet lëmoshë – sadaka “.  

Ajo që ne në gjuhën shqipe e shprehim me termin “devotshmëri”, “frikë” dhe “respekt” ose edhe shpesh “frikërespekt”, në gjuhën arabe po edhe në Kur’an dhe Sunnet shprehet me termin “et-takva”. 

 Vetëm forma “et-takva” në Kur’an përmendet 15 herë, kurse në forma të tjera gramatikore, si mbiemër (muttekun / muttekin), pastaj si folje në urdhërore (itteki / ittekuu) apo në të shkuarën (ittekau) apo edhe në dëshirore (le’al-lekum tettekuun…), përmendet 223-258 herë.
 Takvallah  nënkupton   të qenit  e zemrës  në një   gjendje  frike  plotë   me respekt dhe dashuri. 

          Devotshmëria nuk është  frika që të vendos në depresion  dhe të largon nga obligimet por frikë e cila të bën vigjilent, aktiv dhe të vetëdijshëm për obligimet. 

Të bën të qenit sy hapur  i gatshëm për të vepruar. 

Vëmendje e madhe për të u ruajtur dhe për të vepruar në çdo rast.  

Ndërkaq,  koncepti takvallah   do të  të thotë   ta  shohësh   veten   të   poshtëruar   dhe  të  përbuzur, të vujatur  prej të cilës  buron  një   metodë  dhe një  situate  respekti. 

Devotshmëria është   shenja   e kujdesit  ndaj  rregullave  fetare. 

Mënyra dhe forma    e besimtarit  i cili   dëshiron  të   jetojë  afër Zotit dhe  mëshirës – rahmetit të Tij. 

Është  një person  pozitiv ! 

Falë vendit dhe gjirit  familjarë shumica e besimtarëve kanë pasur mundësi të edukohen sipas normave të devotshmërisë. 

 

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, fjala “devotshmëri” do të thotë: “të qenët i devotshëm, vetia e atij që është i devotshëm; devocion”. 

 Kurse “i devotshëm”: që i përulet me besim të pakufishëm dogmës së një feje a një kulti; që është shumë fetar ”.  

Ajo që ne në gjuhën shqipe e shprehim me termin “devotshmëri”, “frikë” dhe “respekt” ose edhe shpesh “frikërespekt”, në gjuhën arabe po edhe në Kur’an dhe Sunnet shprehet me termin “et-Takva”. 

 Vetëm forma “et-Takva” në Kur’an përmendet 15 herë, kurse në forma të tjera gramatikore, si mbiemër (muttekun / muttekin), pastaj si folje në urdhërore (itteki / ittekuu) apo në të shkuarën (ittekau) apo edhe në dëshirore (le’al-lekum tettekuun…), përmendet 223-258 herë.

 

Në ajetin 29 të Sures el-Enfal, All-llahu xh.sh. thotë: 

“O ju që keni besuar, nëse e keni frikë All-llahun, Ai do t’ju bëjë të  aftë  ta  dalloni të pavërtetën  nga  e vërteta  dhe do   të i  mbulojë  veprat  tuaja  të këqia dhe do të ju fal.

Kurse në fund të ajetit 13 të Sures el-Huxhurat, ai thotë: 

 

„ Më i ndershmi prej jush te All-llahu është ai që ka frikërespekt më të  

madh ndaj Tij“. 

  

Kurse Muhammedi a.s. në një hadith që e transmeton Muslimi dhe të tjerët nga Ebu Hurejreja, ka thënë:  

„Muslimani është vëllai i muslimanit; atij nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton dhe nuk e nënçmon. Takvaja (devotshmëria) është këtu, takvaja është këtu, takvaja është këtu – duke bërë me shenjë në mbrendi të  gjoksit të tij”. 

 

Halifi i dytë Omeri r.a. e pyet një sahabij (shok) fisnik të Pejgamberit a.s., Ubejj bin Ka’bin: “ O Ubejj, çështë takvaja (devotshmëria)?”.  

Ai i përgjigjet: “O prijës i besimtarëve, a ke ecur ndonjëherë rrugëve me thera?”. 

 Ky iu përgjigj: “Gjithsesi”.  

Ai e pyeti: “Po ç’ke bërë me këtë rast?”. 

 Ky iu përgjigj: “Kam hequr keq dhe jam munduar shumë”. 

 Ai i tha: “E pra, pikërisht kjo është takvaja”  

(të ecësh në rrugën e gjatë të jetës e cila është e shtruar me thera. 

Pra takkvaja na trajnon qe sit ë ecim vazhdimisht  në rrugën e cila  është shtruar plotë në ferra e ne duhet që të mos ë thumbojmë “shpuatat e këmbës”.

 

E kanë pyetur Aliun r.a., halifin e katërt, për takvanë se ç’është ajo.  

Ai është përgjigjur: “Takva do të thotë të frikohesh prej Zotit të madhëruar, të punosh sipas Kur’anit, dhe të përgatitesh për ditën e shpërnguljes nga kjo botë”. 

 

Njeriu takva është  si  trandafili  i cili  ruan  aromën dhe bukurinë e tij 

 (me milijona vite) në mes të gjembave . 

“ Zoti e do të riun i cili   sillet me takva-frikë respekt  dhe e urren të moshuarin (plakun)  i cili  e ka zhveshur jetën e tij nga takvaja -frikë respekti. (Hadis) 

 

DEVOTSHMËRIA  NË  NDIHMË  TË BESIMATRËVE  

 

Takvaja – devotshmëria  është fjala  e cila  i   përmbledh të gjitha  cilsitë  e mirësisë, begatisë, bereqetit dhe koncentrimi i lartë dhikrit dhe intenziteti i leximit të Kuranit . 

Zoti  i ka  urdhëruar  të gjithë njerëzit  nga fillimi e deri në ditën e gjykimit  që të frikohen Allahut. 

 Në Kuran thuhet: Ja ejuhenasu teku rabekum… 

 “O ju njerëz  kini frikë Krijuesin tuaj”. 

 

Këtu Kurani pëdorë fjalën Rabekum – Krijuesin tuaj, që le të kuptojmë se devotshmëria përmirëson mirqenjen e njerëzve në këtë botë.  

 

Dhe më pas  ka urdhëruar  besimtarët  të jenë  të devotshëm. 

Takvallëku  në  Kuran paraqet   shpëtimin  nga  krizat  të   ndryshme  që   mund  të   atakojnë  njeriun  dhe  shoqërinë. 

Ky  koncept  luanë  dy role    kryesore: 

–  shpëton nga kriza,  

–  furnizon me të mira,  

Gjeneralisht  e reformon  dhe  e motivon  me  elemente  progresive. 

Njerëzit e devotshëm janë të hapur  zemërgjerë   të gatshëm  të ndihmojnë   në fusha të ndryshme. 

Kyçen në aksione dhe iniciativa. 

Këta njerëz çdoher shtryhen me  dashuri  dhe  të  gatshme  për  bashkëpunim.  

Kur keni qëndrim me devotshmëri   ndaj   Zotit, e   falenderoni Ate, zbaton  ligjet edhe  urdhërat e Zotit.  

Duke  jetuar  me devotshmëri, njeriu   tregon  se e don  Zotin, frikohet dhe e respekton Ate.  

Kështu njeriu i devotshëm çlirohet   dhe zhveshet  nga të gjitha  të  metat  dhe  të ligat.  

Dhe kështu  fillon  të   fitojë   dhuratat  që ia  siguron devotshmëria dhe   ata janë:  

 

-realizimi i sharteve të fesë islame,falja – pajtimi dhe drejtësia,dituria dhe lajmet e vërteta  sinqeriteti,iniciativa,ndjenjat humane, gatishmëria për vuajtje  dhe bashkëpunim.  

Prandaj nuk na lejohet aspak të  qëndrojmë  të  ndarë   nga devotshmëria! 

 

CILËSITË  E NJERIUT TË DEVOTSHËM  

 

Cilsitë e njerëzve të devotshëm janë  përmendur që në fillim të Sures 

 el Bekar: 

 

“Ky libër  në të cilin  nuk  ka  dyshim  aspak është  udhëzim për të  devotshmit. 

-Të cilët besojnë  në të   padukshmen,  

-Kryejnë  faljen  dhe 

-Japin sadaka nga ajo  që  u kemi  dhënë  ne”. 

 

Të vdiset si musliman: 

           

Këmbëngulja që gjatë  gjith  jetës të mbetemi  në kontinuitet si musliamn deri në vdekje. 

          Parqet  një  dobi   shumë   e rëndësishme për stabilitetin njerzorë. 

 

Në suretul Ali Imran ajeti 102:  

“ O besimtarë, frikohuni  Allahut  me  devotshmëri   të vërtetë, dhe asesi mos vdisni  ndryshe  përveç  si  musliman”. 

 

 

 

Falja apo pajtimi: 

 

Pasi  takvallaku e përgatit njeriun të jetë i gatshëm të fal gabimet e të tjerëve. 

            “ Të falësh është një vepër identike me takvallëkun”. 

 

Drejtësia: 

  

Drejtësia paraqet një segment direkt me takvallëkun. 

Në Kuran përdoret në trajtën e foljes urdhërore. 

“Bëhuni të drejtë, sepse kjo është forma, mënyra më e afërt deri tek  

devotshmëria“. 

Dituria: 

 

Dituria dhe arsimi paraqesën një segment krucial në zhvillimin e shoqërisë. 

Në suren al Bekar ajeti 282 Allahu xh.sh. thotë: 

 

 “Kini frikë Allahun  se Allahu  u dhuron dituri”. 

 

Në komentimin e këtij ajeti apo pjesë të ajetit dëshmohet dhe konfirmohet se Kurani nuk i hapet njeriut për studim dhe veprim përveç se me  devotshmëri. 

 

  Lajmi i vërtetë: 

           

Sot të gjitha devijimet dhe përçarjet si burim kanë lajmin dhe informimin jo investigues dhe jo të drejtë dhe të sakt për çështje shumë serioze të jetës publike. 

Prandaj Kurani në Suretul  Ahzab ajeti 70, Allahu na paraljmëron dhe thotë: 

(Kaulen sedida), krahës të vërtetës ka për qëllim instalimin e hajrit praktik,fjala të realizohet në praktik.  

 

“ O besimtarë, frikësohuni   prej  Allahut  dhe flisni   vetëm  të vërtetën”. 

 

 

Iniciativa: 

 

Iniciativat e ndërmarra gjithashtu varen nga devotshmëria. 

Çdo iniciativë patjetër duhet të miratohet dhe të përfundojë  duke mos dale jashta kornizës së devotshmërisë. 

Sepse këta iniciativa dhe me ta ka vazhduar gjer më sot të dëgjohet zëri i Ezanit  në Evropë. 

Populli shqiptarë është avanposti i parë i islamit  në mes të evropës. 

Qytetet dhe fshatrat  e trojeve shqiptare  përmes këtyre inciativave me                                                                                                               karakter ndërtimorë të vakëfit  po  mbushin hapsirat  me Zërat e Ezanit . 

 

Në Kuran përmendet në Suretu al Bekar ajeti 197, 

“Bashkëpunoni në  mirësi dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në  

mëkate dhe armiqësi”. 

Që do të thotë,  të kuptohet   qartë  qëllimi, intenca dhe synimi i iniciativës. 

Kuarn suretul al Bekar 197, 

 

“Çka do që të bëni  mirë, Allahu  e di. 

  Dhe  furnizohuni  me çka  ju nevoitet për  rrugë. 

  Devotshmëria  është   furnizimi  më  i  mirë, dhe  friksohuni  Mua,  

  o të  mençur ”. 

 

Eleminimi i zulumit dhe krizave: 

 

Takvallëku padyshim se në mënyrë efikase bën demolimin e gjendjes kaotike në shoqëri. 

Në suren el Talak ajeti  20 Allahu thotë: 

  

 “…ai që   i ruhet  Allahut , për të ka  rrugëdalje. 

Dhe  do ta furnizojë  prej  nga  nuk   e kujton fare.  

 

SINTAGMA EDEVOTSHMËRISË NË PUBLIK 

 

Reflektimi i devotshmërisë sbashku me detyrat e përditshme paraqet një organizim empatik dhe të suksesshëm në veprimet tona. 

Të përkujtuarit  e Frikës prej Allahut në praktikë është traditë  dhe preferencë e çdo besimatri . 

Kjo sintagmë është një përdorim i vënuar në mesin tonë! 

Urgjentisht duhet të vihet në përdorim dhe të i trajnojmë xhematin  dhe që të përdoret në bisedat dhe konverzacionin ditorë! 

Mos përdorimi i kësaj sintagme tek njerëzit   vërehet varfëria e gjuhës tonë dhe shkakton neveri në ideolektin e të folurit shqip.  

Në Kuran në suret al Bekar ajeti 206 thuhet: 

 

 “Dhe kur  i thuhet: “Frikohuni Allahut “ Ate e kaplon krenaria  me  mëkate-  që e shpie në mëkate. 

Ai është që shumë pak  këshillohen me njëri tjetrin  nga aspekti i edifikacionit hortative me sintagmën Itekilalh apo Frikohuni Allahut. 

Kjo ide duhet të figurojë gjithkund në mesin tonë: në komunikacion, në rrugë,në çerdhe në shkollë, universitet, në vendet e punës, gjithkund ku ka mundësi dhe gjithkun ku vërehet se shkilen dhe bëhen kundërvajte ne dimenzione të ndryshme të jetës. 

 Të ngritet kjo fjalë në sheshe përmes, bilbordeve , reklama dhe shenja të komunikacionit.  

Sepse luan një rol shumë pozitiv në mbarvajtejen e  rendin dhe qetësisë në meisn e qytetarëve.  

Është shumë gabim, që njerëzit  të hidhërohen, nëse u thua: 

 ”Frikohu nga Allahu”!  

Ai këtë e kupton si kërcënim dhe ofendim. 

Dhe assesi nuk e kupton si këshillë dhe një përshëndetje me instrukcione shkollore dhe positive. 

Zoti i drejtohet Muhamedit alejhiselam : Jaejuhenebiju itekilahe … 

“O pejgamber  i Zotit: “Frikohu nga Allahu”. 

 

Një kohë  në amerikë filluan të vjidhen veturat: Pronari i veturave në veturë ngjitnin, një ngjitëse me mbishkrim: “Ke respek Zotin”! “Frikohu Jezu  krishtit”!  

Ky mbishkrim ndikoi në masë të madhe   të zbuten vjedhjet e veturave luksoze në amerikë.  

Koncetrimi i devotshmërisë vetëm tek pleqët është një mungesë e kuptimit të devotshmërisë. 

Vendosja e devotshmërisë vetëm tek kjo kategori paraqet  një sjellje imbecile. 

Prandaj devotshmëria është një kërkesë fetare e cilka harmonizonë perdishmërine tone dhe sigurone me shume siguri, qetësi dhe lumturi në vendbanimete ku ne jetojeme.