Ministri i Arsimit: Gjysmëvjetori i dytë nis me 1 shkurt

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka konfirmuar shtyerjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për shkollat fillore dhe të mesme, transmeton TetovaSot. Shaqiri ka apeluar deri tek nxënësit dhe prindërit maksimalisht t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga Covid-19.


“Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, të këtij viti shkollor, shtyhet për në datë 1 shkurt. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të regullt, e dyta me radhë, që u mbajt përmes video konferencës solli vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor për shkollat fillore dhe të mesme të shtyhet, respektivisht mësimi me prani fizike të vazhdojë me 1 shkurt, sipas konkluzave të Shtabit kryesor koordinues kundër covid-19, bazuar në informatat epidemiologjike se vendi gjendet në pik të epidemisë. Apelojmë deri te nxënësit dhe prindërit maksimalisht t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga covid-19”, thuhet në njoftimin e ministrit Shaqiri.