Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proçeset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet të përfundojë deri në mesnatë, kur edhe do të votohet përbërja e re e qeverisë.


Gjatë debatit Arbër Ademi nga BDI- i regoi deklaratve të kreut të partisë E majta, Dimitar Apsaiev, i cili tha se se BDI krahas “zullumit” ndaj maqedonasve po i bën dëm edhe popullit të vet. Ademi tha se përderisa Apasiev kundërshton vlerat strategjike si integrimi euro-atlantik, kuadrot e BDI-së luajnë rol kyç në këto procese.

“BDI dhe Bujar Osmani si minister I punëve të jashtme kanë arritur suksesin më të madh në këtë proces. Si rrallë herë pas pavarësisë së vendit tonë për tema strategjike dhe sensitive, maqedonasit dhe shqiptarët flasin në një pozicion si në Shkup si në Sofje, si në Bruksel apo Vashington. Dhe dikush don ta rrezikojë këtë të arritu tamam i bie sikur ajo thënia dikujt iu dogj bishti e u kall i tërë fshati”, theksoi Arbër Ademi nga BDI.