Sot, pas mesnatës është arrestuar E.B. (26 vjeç) nga Kosova, pasi paraprakisht ka sulmuar fizikisht motrën e tij, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.


Në njoftim thuhet se ai është konstatuar gjithashtu se nuk ka njoftuar qëndrimin e tij në shtet.

Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.