Tregjet e naftës përballen me sfidën e variantit të ri të COVID-it

Blu Putnam, përgjegjës për udhëheqjen e analizave dhe monitorimit të ekonomisë globale, ka thënë se tregjet e naftës janë duke u sfiduar nga varianti i ri i COVID-19, Omicron.


“Ndërsa lajmi për variantin e ri COVID, Omicron, u përhap të premten, më 26 nëntor, asnjë treg nuk u godit më shumë se nafta, pasi nafta bruto ra mbi 10 për qind. Në të kundërt, indekset e kapitalit ranë vetëm 2 për qind dhe 3 për qind. Nafta ishte epiqendra e befasisë së Omicron-it për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që do të kishin kufizimet e rritura të udhëtimeve ndërkombëtare në kërkesën për karburantin e avionëve dhe logjistikën e transportit”, ka thënë Putnam.

“Nafta kishte arritur kulmin në mbi 84 dollarë për fuçi në fund të tetorit dhe ishte tashmë 6 dollarë nga kulmi i saj në 78 dollarë në fund të nëntorit, kur goditi Omicron. Domethënë, pjesëmarrësit e tregut që mendonin se nafta mund të shkonte në 100 dollarë për fuçi ishin tashmë në gjendje mbrojtëse dhe në modalitetin e menaxhimit të rrezikut”, ka shtuar ai.