Vozitja e shpejtë vret! Shpejtësia është faktori kryesorë i rrezikut për sigurinë e komunikacionit

"VOZITJA E SHPEJTË VRET!"SHPEJTËSIA ËSHTË FAKTORI KRYESOR
I RREZIKUT PËR SIGURINË E KOMUNIKACIONIT
Vozitja e shpejtë çon në fund të shpejtë dhe famëkeq dhe nxit për të bërë gabime që shpesh
përfundojnë në mënyrë fatale!
Për fat të keq, pavarësisht se janë të vetëdijshëm për këto fakte, një numër i madh shoferësh nuk i
respektojnë rregullat e kufizimit të shpejtësisë. Sipas të dhënave statistikore, vozitja e shpejtë mbetet
shkaku dominues i shkaktimit të aksidenteve në komunikacion me pasoja fatale.
Kur bëhet fjalë për vozitjen e shpejtë, në thelb ekzistojnë tre grupe shoferësh:
• shoferë të cilët i respektojnë plotësisht dhe pa kushte rregullat e kufizimit të shpejtësisë;
• shoferë të cilët ndonjëherë i tejkalojnë rregullat e kufizimit të shpejtësisë ose e bëjnë këtë brenda
lëshimeve, që sipas mendimit të tyre personal janë të pranueshme dhe
• shoferë të cilët shpesh i tejkalojnë rregullat e kufizimit të shpejtësisë.
Shkenca dhe statistika tregojnë se distanca e frenimit të automjetit që lëviz me shpejtësi 50 km/orë
është 26 metra, ndërsa distanca e frenimit të automjetit që lëviz me shpejtësi 60 km/orë është 34
metra. Dallimi prej 10 km/orë është në fakt dallimi midis jetës dhe vdekjes. Kjo ka qenë arsyeja që
shpejtësia maksimale e lejuar në vendbanim në vitet e kaluara të zvogëlohet nga 60 km/orë në 50
km/orë.
Shpejtësia prej 10 km në orë mbi të lejuarën e rrit distancën e frenimit të automjetit mesatarisht për 10
metra, që mund të jetë fatale, sidomos në vendbanimet. Prandaj, është e rëndësishme të zvogëlohet
shpejtësia mesatare në vendbanimet dhe në rrugët rajonale në mënyrë që të përmirësohet siguria në
komunikacion. Rezultatet e hulumtimit jashtë vendit tregojnë se duke e zvogëluar shpejtësinë mesatare
për vetëm 1 km në orë, numri i aksidenteve të komunikacionit në vendbanim do të zvogëlohej për 4 për
qind, ndërsa numri i aksidenteve të komunikacionit jashtë vendbanimit do të zvogëlohej për 2 për qind.
Fakti që vozitja më e ngadalshme është më e sigurt vërtetohet nga fakti se besueshmëria e vdekjes së
këmbësorëve në përplasjen me automjetin me shpejtësinë prej 50 km në orë është 85 për qind, ndërsa
besueshmëria që këmbësori të vdesë në përplasjen me automjetin me shpejtësinë prej 30 km në orë
është më pak se 10 për qind.


Sipas të theksuarës, shpejtësia është faktori kryesor i rrezikut për sigurinë e grupeve më të cenueshme
të pjesëmarrësve në komunikacion (këmbësorëve, çiklistëve, të moshuarve dhe fëmijëve), dhe
gjithashtu shpejtësia është faktori kryesor për seriozitetin e pasojave për shoferët dhe pasagjerët në
automjete.

“Vozitja e shpejtë vret!”
"Vozitja e shpejtë nxit për të bërë gabime që shpesh përfundojnë në mënyrë fatale!”
"Vozitja e shpejtë ju çon në fund të shpejtë dhe famëkeq!"
Prandaj KRSKRR-ja bën thirrje: Ngadalësoni shpejtësinë sa nuk është vonë! Bëhu shofer i
përgjegjshëm dhe respektoji rregullat e kufizimit të shpejtësisë.