Policia jep detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në Prishtinë.


Sipas raportit, pas një mosmarrëveshjeje ka ardhur deri tek përleshja mes tre të dyshuarve, njëri prej të cilëve është therur me thikë.

I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Thika e cila është përdorur në rast, është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.