Pas varrimit të viktimave, Taravari: I lutemi Zotit mos digjen më spitale apo autobuzë që po vrasin njerëzit

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari  sot ka shprehur ngushllime për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë me autobus në Sofje.


“Sot po i falen tokës jetë njerëzish që ikën në moshën e tyre më të mirë…ata që humbën jetën në autobuzin që u dogj në Bullgari.
I lehtë u qoftë dheu!

U qetësofshin zemrat e plasura të familjarëve dhe i lutemi Zotit mos digjen më spitale apo autobuzë që po vrasin njerëzit e këtij vendi të munduar…”,  ka shkruar Taravari në proflin e tij në Facebook./TS/