Zoran Stavrevski aktivizohet sërish në VMRO-DPMNE

Ish ministri i Financave në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së, Zoran Stavrevski pas një kohe të gjatë është kthyer në trupat punuese të partisë. Siç kanë njoftuar nga partia, ata kanë formuar trup punues për ndjekjen e realizimit të projekteve të cilat i kanë premtuar para qytetarëve.
“Në grupin punues e udhëhequr nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të jenë edhe Zoran Stavareski dhe Oliver Shambevski”, kanë theksuar nga VMRO.
Stavrevski ka qenë zv/kryeministër në qeverinë e Gruevskit në vitin 2006, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2016 ministër i financave.