Policia e Tetovës arreston disa persona

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (02-dhjetor)
rreth orës 18:50, në një objekt në rrugën “Gjorçe
Petrov” në Tetovë, janë privuar nga liria personat
A.A. (27) nga Shkupi, N.D. (30) nga Strumica dhe
E.A. (30) dhe I.A. (62) nga Tetova, pasi gjatë
kontrollit në dhomën ku qëndronin është gjet
heroinë dhe një thikë. Në koordinim me Prokurorin
Publik, të katërt personat janë ndaluar në Stacionin
Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe
dokumentimit të rastit do të përgatiten parashtresa
përkatëse në bazë të nenit 215 dhe 216 të Kodit
Penal, si dhe neni 80 të Ligjit për Armët.TS