Mexhiti në Studeniçan për ngushëllime te familjarët e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Nënkryetari dhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti sot ka qenë në vizitë ngushëlluese në Studeniçan të Shkupit te familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 pasagjer i mbijetuan aksidentit.


Me këtë rast në emër të subjektit politik që e përfaqëson dhe në emrin e tij edhe njëherë nga afër u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.