Vetëm të bëhet kryetar i Tetovës Bilall Kasami e “shet” Blerim Sejdiun dhe Zhelinën?!

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në emisionin ClickPlus në TV21, deklaroi se kandidati për kryetar të Tetovës si dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami e ka lutur Ali Ahmetin që të bëhet kryetar i Komunës së Tetovës.


Nga ky takim mes Ahmetit dhe Kasamit siç mëson portali TetovaSot, Kasami është gjunjëzuar para Ahmetit duke kërkuar që të merr vetëm Tetovën duke ia lënë BDI-së gjitha komunat përshfshirë edhe Zhelinën dhe disa poste tjera të drejtorive.
Një gjë të tillë Ahmeti nuk e ka pranuar dhe sot Kasami përballet në garë me Teuta Arifin që siç flasin njohësit e statistikave Bilall Kasami do të ngelet edhe pa Tetovën edhe pa Zhelinën shkaku i marrëveshjeve që bëri me opozitën veçanërisht vetëm me ASH-në duke qenë në pushtet me LSDM-në dhe partitë tjera.

Nga ana tjetër lideri i PDSH-së Menduh Thaçi u shpreh se Bilall Kasami i ka ofruar PDSH-së kryesusein e keshillit dhe një drejtor në shkollën fillore dhe një në të mesme nëse PDSH-ja mbështet Kasamin në Tetovë. /TetovaSot