Taravari e pranon se BDI fiton zgjedhjet gjithmonë (VIDEO)

Në një intervistë për Euroneës Albania, Arben Taravari e ka pranuar se BDI është fituese e zgjedhjeve dhe do të jetë fituese edhe në ciklet tjera zgjedhore, shkruan tokasot.com


Në vazhdim biseda mes Taravarit dhe Franko Egros:

Franko Egro: Në këto zgjedhje keni fituar ju si parti politike rreth 50 mijë vota ndërsa një vit më parë keni pasur 80 mijë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim arrinë dhe kalon mbi 100 mijë vota duke qenë dyfishi i opozitës.

Taravari: Atëherë mund të themi se ato mund të fitojmë zgjedhjet edhe në 50 vitet e ardhëshme.

Franko Egro: Ndoshta nuk është fjala e duhur por unë po e përdor një lloj mllefi që keni ju ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim i cili sërisht edhe në këto zgjedhje konfirmoi se është forca kryesore që mbështesin shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.