Futboll i femrave: Vjollca Izeiri ndanë drejtësi në Greqi

Katër refere nga Maqedonia e Veriut Ivana Projkovska, Vjolca Izeiri , Vesna Spirkoska-Tofiloska dhe Angela Rajçevska, do të ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botërorë të futbollit të femrave me reprezentacionit të Greqisë dhe asaj të Sllovenisë.


Për referen nga Gostivari, Vjollca Izeiri, kjo ftesë për të ndajtë drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit për femra paraqet edhe një dëshmi për përkushtimin e saj që ka ndaj futbollit. Ajo deri më tani ka mbi 45 ndeshje që ka ndajtë drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare, ndaj edhe ndihet krenare për punën e saj.

”Është normale që ndihem krenare pasi nuk është punë e vogël të jesh pjesë e një kompeticioni botëerorë të futbollit. Edhe njëherë shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjhithë pë besimin e dhënë. Besoj se neve do të japim maksimumin që të jemi në krye të detyrës”deklaroi Vjollca Izeiri para nisjes për në Greqi.

Ndeshja Greqi – Slloveni do të zhvillohet të marten 26.10.2021, me fillim në orën 19:00, në stadiumin “AEL Arena” në qytetin Larissa.