Shkup/ Lajm i mirë për banorët e lagjes Seravë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka një lajm të mirë për banorët e lagjes Seravë. Ai njoftoi se ka filluar modernizimi e rrjetit të ujësjellësit në këtë lagje të komunës.


Postimi i plotë:

Një lajm shumë i bukur për gjithë banorët e krahut të rrugës Seravë. Ekipet e punës sot filluan aktivitetet për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë pjesë të komunës sonë.

Kështu, në gjatësi prej 120 metrash në krahun e rrugës Seravë filloi zëvendësimi dhe modernizimi i gypave të vjetër të ujësjellësit me gypa të ri të llojit f80.

Mirëqenia e banorëve të Komunës së Çairit gjithmonë ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kryesor, andaj edhe të gjitha këto aktivitete që po i ndërmarrim për rregullimin e infrastrukturës rrugore e nëntokësore janë në këtë drejtim.