Shilegov: VMRO-DPMNE po realizon fushatë të zezë kundër meje dhe familjes time

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ankohet për mënyrën se si kundërkandidatja e pavarur për kryeqendrën po e zhvillon fushatën kundër tij. U bën thirrje të gjithë qytetarëve që mos jenë pre e mashtrimeve parazgjedhore, e të mos u besojë akuzave për përfitime joligjore. Thotë se akuzat e tilla i hedh poshtë dokumenti nga DAP që e prezentoi sot.


“Jam këtu me dokumente për t’i hedhur poshtë të gjitha akuzat e thëna në pres konferencat dhe tubimet zgjedhore të VMRO-DPMNE-së për atë se kinse unë kam keqpërdorur funksionin dhe kam përfituar të ardhura joligjore. Ky dokument që është dhënë në bazë të kërkesë së VMRO-DPMNE-së nga ana e DAP, e dëshmon të vërtetën për gjendjen time pronësore dhe gjithçka tjetër që unë dhe familja ime posedojmë e që është e barabartë dhe në përputhje me të ardhurat të cilët i kam paraqitur. Ky dokument tregon se unë nuk kam marr asnjë qindarkë më shumë se ato që kam i paraqitur.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit- LSDM, Petre Shilegov.