MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 49.4%

Vaksinimi po zhvillohet me tempo të mirë në territorin e gjithë shtetit. Deri më 17 tetor, me një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 janë vaksinuar 49,4 për qind e popullatës të moshës mbi 18 vjet. Te personat mbi 40 vjet përfshirja me një dozë është 57 për qind, te personat e moshës prej 18 deri 39 vjet përfshirja me një dozë të vaksinës është 33 për qind, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.


Sipas të dhënave të fundit, më së shumti me dozën e parë ka qytetarë të vaksinuar në qytetet Ohër (65,1 për qind), Kavadar (65.3%), Negotinë (66.3%), Gjevgjeli (62.4%) dhe Resnjë (60.6%). Ndërmjet 50 dhe 60 për qind mbulimi i popullatës së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet e Manastirit, Kërçovës, Velesit, Berovës, Pehçevës, Prilepit, Krushevës, Shkupit, Vallandovës, Shtipit, Probishtipit. Midis 40 dhe 50 për qind mbulimi i qytetarëve të vaksinuar është në qytetet e Kërçovës, Sveti Nikollë, Koçan, Vinicë, Dellçevë, Kriva Pallankë, Strugë, Makedonski Brod dhe Tetovë. Midis 30 dhe 40 për qind, pra më së paku të vaksinuar janë aktualisht në Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.

Po vijon vaksinimi në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin të caktuar. Vaksina ka mjaftueshëm dhe janë në dispozicion për të gjithë që duan të vaksinohen. Me vaksinim komplet të realizuar mbroni veten dhe më të afërmit tuaj nga komplikimet e sëmundjes së shkaktuar nga Kovid-19. Vaksinat mbrojnë nga vdekja dhe parandalojnë përhapje të mëtutjeshme të virusit, informojnë nga Ministria dhe ju bëjnë thirrje të gjithë të cilët deri më tani nuk janë vaksinuar, ta bëjnë atë sa më shpejtë në një prej pikave më të afërta në vendin ku jetojnë.